Ballkani udhëton drejt Antalyas

Kampioni vjeshtor i Superligës, Ballkani, ka udhëtuar drejt Antalyas.

Suharekasit do të “mbushin bateritë” për stinorin pranveror.

“Sot klubi ynë udhëtoi për fazën përgaditore në Antalya. Atje do të qëndrojmë 10 ditë dhe do t’i kemi 4 ndeshje miqësore për të cilat do t’iu njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Misioni i Ballkanit në pranverë është titulli i kampionit dhe kupa.