Ballkani sjellë risi në pushimin 10 ditësh: Befason tifozët me fan-shop

FC Ballkani ka sjellë një risi tjetër në futbollin kosovar.

Tashmë kjo skuadër ka hapur fan-shopin e tyre ku tifozët mund të pajisen me rekuizita të klubit, shkruan Gazeta Olle.

“FCB Store. Të dashur tifoz prej tani në ambientet e stadiumit kemi hapur dyqanin e klubit. Ju mirëpresim”, thuhet në njoftimin zyrtar nga kjo skuadër.

Ndryshe, Ballkani të shtunën do të luajë miqësore ndaj Malishevës nga ora 14:30./GazetaOlle

Fotografia e FC Ballkani