Ballkani prezanton super përforcimin e rradhës

Ballkani i Suharekës ka prezantuar sulmuesin kaçanikas Jetmir Topalli, i cili edicionin e kaluar ishte pjesë e FC Vushtrrisë.

Klubi “portokalli” ka firmosur dy vite me sulmuesin e ri të talentuar, ndërkohë që e kanë prezantuar edhe në ambientet e klubit.

Borche Manevski, Egzon Shabani, Leart Emini dhe Besnik Krasniqi ishin transferet e para të këtij klubi që gjatë ditëve në vijim mund të ofrojë të tjerë futbollistë në radhët e veta.

Topalli ka shkëlqyer me Vushtrrinë këtë edicion.

Ai ka shënuar shumë herë madje edhe në ndeshjen e barazhit, një super gol.