Ballkani “peshkoi” 89-shin, shikoni çfarë kishte thënë Munishi vetëm dy ditë më parë

Derisa skuadrat tjera pretendente për Kupën e Kosovës “peshkuan” rivalë nga Liga e Parë dhe Liga e Dytë, Ballkani i Ismet Munishit duhet të mundohet shumë për të kaluar në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Goglat e shortit, skuadrës nga Suhareka i kanë vënë përballë Trepcën ’89, përcjellë Gazeta Olle.

Vetëm dy ditë më parë, Munishi në “Dueli Sportiv” kishte thënë që pikërisht 89-shi mund të fitojë Kupën e Kosovës.

Për ironi, ai e quajti pikërisht rivalin e Ballkanit si njëra ndër ekipet me gjasat më të mëdha për të fituar Kupën.

“Me një apo dy përforcime, 89-shi mund të konkurrojë për Kupën e Kosovës. Ka edhe traditë pasi në edicionin e kaluar ishte finalistë”, deklaroi Munishi.

“Nuk dua t’i cek pozicionet, por nëse Trepça ’89 do t’i kishte dy futbollistë më me përvojë, do të ishte më lartë”.

“Trepça ’89 ka lojë të bukur dhe kur luan ndaj tyre duhet koncentrim 90 minuta pasi kanë lojtarë cilësor”.

“Kanë individë të mirë si Leart Emini, Arb Manaj, Gëzim Rusi dhe të them të drejtën Shpëtim Idrizi ka bërë një punë të mirë dhe po ia kthen identitetin skuadrës”, shtoi ai.

Çiftet e plota:

Feronikeli – A&N

Drenica – Dardana

Vitia – Dukagjini

Trepça – Vushtrria

Gjilani – 2 Korriku

Arberia – Prishtina

Ballkani – Trepça ’89

Liria – Ferizaj. /Gazeta Olle/