Ballkani nis gjahun për përforcime, kërkon mesfushorët e njohur të Prishtinës e Drenicës

Ballkani i Suharekës ka nisur të mendojë për pushimin maratonik të dimrit.

Edhe pse kanë edhe një ndeshje të Kupës me Gjilanin, skuadra nga Suhareka ka nisur të mendojë për përforcime.

Gazeta Olle mëson se skuadra e drejtuar nga Sami Sermaxhaj po synon të transferojë gjatë dimrit mesfushorin e Prishtinës, Argjend Mustafa, dhe mesfushorin e Drenicës, Qemail Elshani.

Ballkani pritet të jetë sërish në qendër të vëmendjes së afatit kalimtar, njësoj siç bëri gjatë verës.

qema