Ballkani kontakton Tovërlanin, kjo është përgjigja e trajnerit

Drejtuesit e klubit të Ballkanit kanë nisur të kërkojnë trajnerin e ri ende pa e njoftuar Sami Sermaxhajn për shkarkim.

Klubi therandas sot paradite publikoi lajmin për ndërprerjën e bashkëpunimit me Sermaxhajn, kurse dje gjatë ditës kanë kontaktuar trajnerin më të trofeshëm në vend, Afrim Tovërlani, shkruan Gazetasheshi.com.

Vet Tovërlani ka konfirmuar bisedat me drejtuesit e Ballkanit, por nuk ka pranuar ta marrë postin e trajnerit.

“Dje kam pasur bisedë me drejtuesit e Ballkanit, por tash është shumë vonë. Edhe nuk kishte me qenë korrekte ndaj Gjilanit dhe kryetarit Florim Zuka. Punën dua ta bëj nga fillimi e jo ta vazhdoj aty ku e kanë lënë të tjerët”, deklaroi Tovërlani.

Gjithsesi, ai ka falënderuar drejtuesit e Ballkanit për ofertën.

Ndryshe, flitet se drejtimin e Ballkanit mund ta marrë Gani Sejdiu.