Ballkani konfirmon miqësore me skuadrën e njohur nga Liga e Parë

Lideri aktual i Superligës së Kosovë në futboll Ballkani i Suharekës ka konfirmuar miqësoren e tyre të parë në pushimin 10 ditë për arsyeje të ndeshjeve ndërkombëtare të përfaqësueseve.

Ballkani pritet të luajë ndaj skuadrës së Malishevës e cila gjendet në pozitën e tretë në rangun e dytë të garave në futbollin kosovar, pra në Ligën e Parë, shkruan Gazeta Olle.

Ky takim është paraparë të zhvillohet ditën e shtune nga ora 14:30 në stadiumin e qyteti në Suharekë.

“Miqësore. Të dashur tifoz, për arsye të pushimit 2 javor të ndeshjeve të shtetit tonë për eliminatore 2020 po organizojmë miqësoren e radhës me fqinjët tanë të cilët jan në hap shumë të mirë për tu ngritur në elitën e futbollit Kosovar. FC Ballkani – FC Malisheva, 12.10.19. E shtune, ora 14:30”, thuhet në njoftimin e klubit të Ballkanit.