Ballkani fton për konferencë për shtypë, gjithashtu merr një vendim të rëndësishëm para duelit me Prishtinën

Prishtina dhe Ballkani do të luajnë kryendeshjen e kësaj jave në elitën e futbollit kosovar.

Për këtë takim, dy tifozërit kanë konfirmuar prezencën e tyre në ‘Fadil Vokrri’, shkruan Gazeta Olle.

Për këtë ndeshje, skuadra e Ballkanit ka ftuar për konferencë për media ditën e premte.

Ndërsa po të njëjtën ditë, Ballkani do të futet në karantinë para duelit të së shtunës.

Më poshtë njoftimi i plotë i tyre:

Duke marrë për bazë se po afrohet derbi i IPKO Superligës Prishtina – Ballkani,

Klubi jonë është duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme teknike dhe sportive për tu përgatitur sa më mirë për këtë sfidë, ku në kuadër të kësaj situate që bartë një ndeshje derbi FC Ballkani do të dërgoj klubin në karantinë.

Klubi vendoset në hotel Emerald një ditë para ndeshje, më datë 28.02 ditë e Premte.

Gjithashtu për Media është e paraparë edhe konferenca për shtyp në ditën e Premte në ora 17:30 në hotel Emerald.