Ballkani fiton miqësoren ndaj rivalit rajonal

Ballkani ka fituar edhe një miqësore parasezonale.

Tashmë skuadra nga Theranda e ka mposhtur rivalin rajonal Malishevën, shkruan GazetaOlle.

2-1 ishte rezultati final i takimit me golat për Ballkanin të cilët i shënuan Effa Dylan dhe Ermal Krasniqi.

Ishte kjo ndeshja miqësore e dymbëdhjetë për Ballkanin.

Fotografia e FC Ballkani