Ballkani e pëson humbjen e parë në epokën e Ismet Munishit: Mposhtet nga kjo skuadër e Arabisë Saudite

Ballkani ka pësuar humbjen e parë në epokën e trajnerit Ismet Munishi.

Sot skuadra nga Theranda është mposhtur 2-1, nga Al Hamriyah që vjen nga Arabia Saudite, shkruan Gazeta Olle.

Në takimin e zhvilluar në Shkup, golin e vetëm për Ballkanin e shënoi mesfushori ofanziv, Durim Gashi.

Ballkani po qëndron në Ohër pas pushimit dy javor të ndeshjeve të kombëtareve.

Kurse pas rikthimit në Kosovë në xhiron e katërt e pret ndeshja mjaft e vështir ndaj Trepçës 89./GazetaOlle