Ballkani afër dy super transferimeve, nëse shkruan për këtë lojtarë Superliga është e sigurt

Ballkani i Suharekës nuk ka të ndalur sa i përket përforcimeve.

Pasi nënshkroi me Berat Hysenin, Liridon Kukajn, Visar Berishën dhe Qëndrim Sejdiun, tani po përgatit edhe dy blerje.

Besnik Krasniqi dhe Burim Qorri tashmë kanë filluar bisedimet me klubin.

Besnik Krasniqi

GazetaOlle.com mëson se palët janë afër marrëveshjes dhe se së shpejti mund ta kemi edhe zyrtarizimet.

Ballkani ka filluar përgatitjet për edicionin e ri të hënën.

burim qorri

Klubi gjendet në vendin e tretë në Ligën e Parë dhe me përforcimet e marra pritet të kthehet në Superligë. /Gazeta Olle/

Ballkani