Ballisti në Lozanë: Presim vendimin, pastaj gjejmë mënyrat

Ballist Morina, është shprehur se është shumë optimist për 3 pikëshin se do t’i jepej Shqipërisë sot nga CAS. Në një prononcim për Lajmiri.com, Ballisti është shprehur se “edhe nëse nuk marrim 3 pikët, ne kemi fituar një diçka më te madhe se 3 pikët që atë natë, forcimi i ndjenjës kombëtare”.

Ballisti tregoi po ashtu se në këto moment gjendet në Lozanë ku tha se është i ngarkuar emocionalisht duke mos mundur të bejë një paraqitje para mediave, duke thënë së po e prêt vendimin përfundimtar të CAS.

“Jam pikërisht ne Lossane ne këtë moment, dhe jam shumë i ngarkuar emocionalisht, nuk arrij te bëj një paraqitje në media. Të presim vendimin, pastaj do gjejmë mënyrat”, tha Ballist Morina për portalin Lajmiri.com.