Ballafaqime interesante sot në Euro 2016

Dje ka qenë një ditë befasuese në Euro 2016. Zvicra, Irlanda e Veriut e Kroacia, të dy këto ekipe favorite nga faza e grupeve, kanë shkuar në shtëpi duke i liruar vendin për më lartë Polonisë, Walesit dhe Portugalisë.

Ndërsa sot, nikoqiri i Kampionatit Europian të Futbollit, Franca do të pret Irlandën nga ora 15:00 në Stade des Lumieres. Francezët janë konsideruar favorit për këtë ndeshje, duke mos anashkaluar shpirtin luftarak të irlandezëve, transmeton Koha.net.

Nga ora 18:00, Gjermanët do të përballen me Sllovakinë, ndeshje në të cilën gjermanët konsiderohen favorit.

Ndeshja e fundit për ditën e sotme do të jetë ajo në mes Hungarisë dhe Belgjikës nga ora 21:00, ndeshje në të cilën dy ekipet kanë pothuajse forca të barabarta.