Bale kthehet në stërvitje, mungon Modric

Real Madridi është duke i zhvilluar përgatitjet për ndeshjen ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Gareth Bale është kthyer në stërvitje për ‘Los Blancos’, megjithatë vështirë se do të mund të luajë ndaj Kampionit të Francës.

Në ndërkohë, Luka Modric, nuk është parë në stërvitjet e fundit të Real Madridit, shkruan Marca.

Mesfushori e pësoi një lëndim ndaj Las Palmas dhe u detyrua ta lëshonte lojën pas përfundimit të pjesës së parë.