Balaj zbulon skemën e Rejës: Ardhja e Cikalleshit na ndihmon!

Shqipëria ka dalë me konferencën e parë për shtyp nga Frankfurti në Gjermani përpara dy ndeshjeve kualifikuese kundër Islandës dhe Moldavisë.

Dy futbollistët e parë që folën përpara medieve ishin Bekim Balaj dhe Frederic Veseli. Sulmuesi shtatlartë mendon se skuadra ka mundësi të marrë maksimumin në dy ndeshjet e radhës. 

Përgatitjet – “Çdo gjë po shkon mirë. Po përgatitemi me maksimum. Jemi të foksuar dhe duam rezultate të mira në dy ndeshjet e ardhshme”.

Atmosfera – “Gjërat ndryshojnë, pasi kemi trajner i ri dhe metodë e re pune. E kuptueshme se në çdo ekip ndodh diçka e tillë. Jemi të gatshëm dhe duhet të bëjmë mirë. E rëndësishme është që po shijojmë këtë momenet dhe jemi më m,irë”.

Skema – “Të them të drejtën, Reja e ka hedhur si opsion skemën 3-5-2. Nuk kemi menduar vetëm këtë modul. Po shohim opsione dhe lojtarë të ndryshëm. E rëndësishme për ne është të japim më të mirën”.

Dy sulmues – “Kemi luajtur me 1 sulmues. Misteri ka hedhur opsionin të luajmë me dy sulmues. Për secilin sulmues do të jetë mirë të kemi partner. Bashkëpunimi dhe mundësia për të shënuar do të jetë më e madhe. Secili që do të luajë prej nesh do të japë maksimumin”.

Cikalleshi – “Nuk mund të them se nuk është gjë e mirë rikthimi i tij. Ne jemi për interes të përbashkët që të arrijmë maksimumin. Ardhja e Cikalleshit i bën mirë ekipit dhe na ndihmon për arritjen e objektivave”.