Balaj: E pres shansin tim, por s’kam inat me Cikalleshin

Shkodrani që na dhuroi një perlë në Portugali, po vijon të shënojë rregullisht me Rijekën. Bekim Balaj flet për ecurinë në skuadrën kroate dhe tregon emocionet e përjetuara në përballjen me Armeninë. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, sulmuesi tregon të ardhmen e tij dhe shanset e Shqipërisë për të arritur në Francë.

“Është shpejt për të bërë llogari. Të vijojmë me këtë ritëm dhe përkushtim, pasi është e lehtë për të numëruar pikët, por jo për t’i marrë ato. Dua të jem titullar, por s’kam inat me Cikalleshin”, shprehet ndër të tjera sulmuesi Bekim Balaj.

I pyetur për Rijekën, ai u përgjigj kështu: “Më kanë pritur mirë dhe çdo gjë po shkon mirë për mua. Falë mbështetjes së tifozëve, stafit të skuadrës dhe shokëve të ekipit, e kam pasur më të lehtë ambientimin këtu. Luani në gjysmëfinalen e dytë të Kupës ndaj Dinamos së Zagrebit”.

“Objektivi? Vendin e dytë e kemi siguruar me diferencë të madhe nga ndjekësit dhe Kupa është objektivi ynë. Duam që të arrijmë në finale, për të pasur mundësinë e fitimit të një trofeu. Takimi i kthimit ndaj Dinamos së Zagrebit është ndeshja kyçe e këtij sezoni për ne”, shtoi ai.