Baki Berisha: Prishtina dhe Bylbyl Sokoli janë dështimi i sezonit (VIDEO)

Gazetari i mirënjohur, Baki Berisha, ka analizuar ndeshjen e barazhit dhe FC Prishtinën, e cila sipas tij ishte dështimi i sezonit.

Në intervistën dhënë emisionit Arena në televizionin Tribuna Channel, ai tha Prishtina është dështimi i vitit. Sipas tij, shkaktar i mungesës së tifozëve në stadium janë kryesia e klubit, kurse për trajnerin Bylbyl Sokoli tha se dështoi te klubi më i madh në vend.

Ai foli edhe për finalen e DigitAlb Kupës, Feronikeli – Trepça ’89.