Bajram Jashanica në KAS për dënimin e tij, pritet vendimi

Përveç betejës me UEFA-n ku Skënderbeu është duke pritur vendimin e KAS-it në lidhje me dënimin 10-vjeçar, korçarët kanë edhe një tjetër gjyq për të fituar, atë të mbrojtësit Bajram Jashanica.

Ai u dënuam me 2 vite pezullim për përdorim substancash të ndaluara.

Mbrojtësi kosovar ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Gjeneves, për të dhënë dëshminë e tij, në lidhje me përdorimin e substancave.

jashanica

Futbollisti dhe klubi i Skënderbeut pretendon që dënimi 2 vjeçar të përgjysmohet.

Bëhet e ditur se vendimi rreth çështjes “Jashanica” pritet të dalë brenda 15 ditëve.