Bajram Jashanica afër skuadrës së njohur

Skënderbeu mund të humbasë një lojtar mjaft të rëndësishëm gjatë merkatos së dimrit.

Bëhet fjalë për Bajram Jashanicën, që duket se ka marrë një ofertë nga skuadra e Shkëndijës së Tetovës për t’u bërë pjesë e tyre në kampionatin maqedonas.

Edhe pse bisedimet mes lojtarit dhe përfaqësuesve të klubit kanë qenë konkrete, ky i fundit ende nuk ka kthyer një përgjigje përfundimtare, kjo edhe për shkak të impenjimit që ka me Skënderbeun.

Lojtari është në kontratë me klubin korçar deri në fund të sezonit dhe nuk dihet nëse presidenti Takaj do ta lërë të lirë.

Jashanica është një nga pikat e forta të Skënderbeut në mbrojtje dhe trajneri Agostineli nuk do të ishte i gatshëm që të hiqte dorë prej shërbimeve të tij.