Bacca i thotë “po” Romës

Roma është afër goditjes së madhe në afatin kalimtar të verës. Gazeta italiane “Corriere dello Sport”, e ka hapur sot ballinën me një titull në pjesën e sipërme: “Bacca i thotë po Romës”.

Corriere e ka intervistuar agjentin e sulmuesit të Sevillës, Sergio Barila, i cili e ka konfirmuar që Roma është një top-klub për Baccan, por duke mos thënë që marrëveshja është arritur.

“Carlos është i fokusuar në Kupën e Amerikës, ku dëshiron të bëjë mirë me Kolumbinë. Roma? Është një top-klub, ndër skuadrat më të mira në Evropë pa diskutim. Por të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi ai. /Olle