Babel tallet me kundërshtarin i cili simulonte në fushë

Një ndodhi interesante ka ndodhur në ndeshjen e Ligës së Evropës në mes të Getafes dhe Ajaxit e vlefshme për 1/16-tën e Ligës së Evropës.

Ajaxi është njëri nga favoritët kryesor të trofeut të Ligës së Evropës, pasi çuditërisht u eliminuan nga Liga e Kampionëve, transmeton telegrafi.

Megjithatë, ata u befasuan në Spanjë pasi u mposhtën nga Getafe me rezultat 2-0.

Përveç golave, aty u pa edhe një ndodhi interesante që nuk shihet aq shpesh në fushat e blerta.

Ryan Babel bëri një ndërhyrje të lehtë ndaj kundërshtarit të tij, Allan Nyom, i cili rrokullisej në fushë si të ishte një faull shumë i ashpër.

Gjyqtari akordoi goditje të lirë dhe kjo e hutoi dhe nervozoi yllin holandez, Babel.

Pas kësaj, çfarë bëri Babel? Ai vendosi të tallte kundërshtarin e tij duke u rrotulluar në fushë sikurse ai.

Ndërsa Nyom u ngrit, Babeli atëherë filloi ta imitojë atë duke bërë ecjen e njëjtë sikurse kundërshtari.