“BABA KTU”, Peja kujton kohën e Boo Devis që ‘dridhte’ palestrat kosovare

Basktebolli kosovar që nga paslufta ka pasur shumë emra të lojtarëve të huaj, prej të cilëve disa prej tyre kanë lënë gjurmë në palestrat tona.

Një ndër ta ishte edhe basketbollisti amerikan, Boo Devis, që dy vite më parë ishte pjesë e skuadrës së Pejës, shkruan Gazeta Olle.

Devis, ishte i lidhur mjaft shumë me tifozët pejan ‘Shqiponjat’, madje në një nga takimet ai kishte dalë në parketë me një fanellë mjaft interesante.

“Baba ktu”, ishte fanella që kishte bartur ky basketbollist, që sot kujtohet nga faqja zyrtare e KB Pejës në rrjetet sociale e cila shkruan: Një qytet, një dashur.

ONE CITY ONE LOVE 💛 @phamebasketball 🙏

Gepostet von KB Peja am Samstag, 25. April 2020

Peja, kujtojmë është skuadra e vetme që këtë vit e ka mbyllur me trofe, pasi triumfit në Kupën e Kosovës, ndërsa kampionati i Superligës është anuluar dhe asnjë skuadër nuk është shpall kampion.