ZYRTARE: Ish futbollisti i Gjilani prezantohet në ekipin që garon në kampionatin serb

Ish futbollisti i Gjilanit, Semir Hadzibulic është bërë me skuadër të re.

33 vjeçari gjatë ditës së sotme është prezantuar te skuadra e vendëlidjes së tij, Novi Pazari që garon në Ligën e Tretë serbe, shkruan Gazeta Olle.

Mesfushori qendror së fundi luajti në Ishujt Faroe, te skuadra KI Klaksvik, ku ka zhvilluar edhe disa ndeshje në kualifikime të Ligës së Evropës.

Hadzibulic, ishte pjesë e Gjilanit gjatë një vit më parë, por që qëndrimi i tij në Anamoravë nuk kishte zgjatur edhe shumë.

Kurse, më parë boshnjaku ka luajtur edhe në Shqipëri te Vllaznia, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Bosnje, Qipro, Kuvajt, Maqedoni te Shkëndija si dhe Serbi./Gazeta Olle