Azerbajxhani refuzon Argjend Mustafën, ai tregon arsyet

Mesfushori kosovar i Laçit, Argjend Mustafa, nuk ka mundur të udhëtojnë drejt Azerbajxhanit, për shkak të pasaportës së Kosovës.

Laçi do të luajë të enjten takimin e kthimit të Ligës së Evropës me Inter Bakun, derisa ndeshja e parë u mbyll 1:1 në Shqipëri.

Mustafës i është refuzuar viza nga shteti i Azerbajxhanit. Lojtari tregon arsyet e refuzimit.

“Shteti i Azerbajxhanit nuk e njeh Kosovën, prandaj ma refuzuan vizën”, shprehet Mustafa për GazetaOlle.com. “Jam i mërzitur pasi nuk mund të udhëtoj e ta ndihmojë ekipin. Këto gjëra ndodhin, por shpresoj të kualifikohemi”, shtoi ai.

Mustafa tek Laçi është transferuar nga Partizani i Tiranës vitin e kaluar, kurse në Kosovë ka luajtur me Kosovën e Vushtrrisë, Trepçën dhe Prishtinën.