Aventurë e re për Granit Begollin, emërohet kryetrajner

Trajneri i ri, Granit Begolli është bërë me skuadër të re.

Në fakt, ai është rikthyer te Llapi, por kësaj radhe te juniorët e këtij klubi.

Begolli ka marrë drejtimin e ekipit U-19 vend të cilin e kishte lënë bosh Megzon Visoka, i cili kaloi te Ulpiana.

Begolli edhe në vjeshtë ishte te Llapi, por në cilësinë e ndihmësit të Bylbyl Sokolit.