Avdyli: Pak fati, pak ‘lloçi’

Hajvalia bëri një hap prapa në ‘luftën’ për titullin e kampionit duke u mundur nga Istogu në fushën e kësaj të fundit, me shifrat 2:1.

Skuadra nga paralagjia e Prishtinës ishte duke fituar (0:1), për të pësuar më pas dy gola në fund të ndeshjes. Goli i parë u shënuan nga distanca derisa i dyti nga penaltia. Portieri i mysafirëve, Ilir Avdyli ndjenë përgjegjësi për golin e parë të shënuar nga distanca nëpërmjet Besnik Krasniqi. Paksa fajin i lë edhe ‘lloçit’. “Normalisht se ndjejë përgjegjësi për golin e pranuar. Mund të them se edhe ‘lloçi’ në pesë-metërsh më pamundësoi shkëputjen”, ka thënë Ilir Avdyli, transmeton Gazetaolle.

Ai e komentoi edhe lojën e skuadrës. “Ekipi ka luajtur shumë mirë në ato kushte, sa na ka lejuar fusha. Angazhimi nuk ka munguar në asnjë moment dhe kemi pasur shumë raste. Fati nuk ishte me neve në pjesën e dytë dhe e humbën ndeshjen”, përfundoi Ilir Avdyli.

Ndërkohë, trajneri Ismet Munishi e ka inkurajuar Avdylin. “Kur të emërohen përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës, Ilirin do ta ftojë në Përfaqësuese. Ai është portier shumë i aftës me cilësi të rralla. Gabimet janë për njerëz dhe ndodhin”, potencoi ‘timonieri’ i hajvaliasve.