Avdyli largohet nga Tirana, por mbetet në Shqipëri?

Ilir Avdyli, portieri 26 vjeçar që ju bashkua në janar Tiranës, ka mbyllur aventurën e tij me bardheblutë sot.

“Kam mbyllur gjithçka sot më Tiranën. Nuk jam më pjesë e ekipit. Ishte kënaqësi që kisha rastin të jem pjesë e ekipit më të madh në Shqipëri”, shprehet fillimisht Avdyli për Sportal, i cili në fakt kishte shumë pak hapësira me bardheblutë, teksa u aktivizua vetëm në ndeshjen me Flamurtarin në fazën e katërt në Vlorë.

Sa i takon të ardhmes, Avdyli shprehet se akoma nuk vendosur gjë, ndërkohë që tregon se ka dy interesim nga ekipe të Kategorisë Superiore për të, por për momentin nuk ka asgjë zyrtare.

“Nuk di të them se ku do të luaj në vazhdim. Ka interesim nga dy skuadra të Superiores, por asgjë zyrtare nuk ka. Do presim dhe besoj se në ditët në vazhdim do të vendos shpejt. Siç thashë edhe më lart, nga sot jam lojtar i lirë dhe do të shqyrtoj ofertat që do të më paraqiten”, përfundon Avdyli.