Avdijaj fiton besimin në skuadrën e re, në fundjavë titullar ndaj skuadrës së madhe

Donis Avdijaj duket se ka gjetur klubin e duhur për të treguar aftësitë e tij.

Edinburgh News shkruan se Avdijaj pritet të jetë titullar në ndeshjen e ardhshme të Heartsit ndaj gjigantit skocez, Rangers, transmeton Koha.

Avdijaj ka debutuar në ligën skoceze në xhiron e kaluar, kur skuadra e tij e re barazoi pa gola në udhëtim te Ross County.

Heartsi e pret në shtëpi Rangersin të dielën nga ora 16:00.

Kujtojmë, Avdijaj në vjesht ishte pjesë e skuadrës turke Trabzonspor por që nuk arriti ta tregon vetën në elitën turke.