Augsburgu shkruan historinë, Xhaka tmerron Leverkusenin

Humbja ndaj Barcelonës duket se e ka tronditur Bayernin e Munichut, i cili është mposhtur në”Alianz Arena” nga skuadra modeste e Augsburgut për herë të parë në histori. 

Në minutën e 70-të, Raul Marcelo Bobadilla shënoi një gol spektakolar për t’ia dhënë tri pikët skuadrës së tij.

Në ndeshjen tjetër të rëndësishme, Borussia Monchengladbachu i Granit Xhakës ka fituar në shtëpi ndaj Bayer Leverkusenit, 3:0.