Aubameyang më i miri i Afrikës

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, është zgjedhur Lojtari më i mirë i vitit i Afrikës.

Yaya Toure ishte fitues në katër vjetët e fundit dhe ishte në garë edhe sivjet, por shkëlqimi i Aubameyangut në Gjermani ndihmoi që të marrë titullin.

26-vjeçari i lindur në Francë, por që luan për Gabonin, ka shënuar 19 herë në 45 ndeshje për kombëtaren e tij.

Ai së fundmi thuhet se është caku kryesor i Arsenalit dhe Liverpoolit, që janë të gatshme të paguajnë rreth 60 milionë euro për shërbimet e top-golashënuesit të Bundesligës.