Atmosfera vazhdon të nxehet, tifozët nga Mali i Zi vendosen në “Fadil Vokrri”

Kosova sot do të luajë ndaj Malit të Zi ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020”.

Tashmë, në “Fadil Vokrri” tribunat janë mbushur me tifozë, shkruan Gazeta Olle.

Por në zonën jugore tashmë janë vendosur edhe tifozët mysafirë nga Mali i Zi.

Ata do të jenë rreth 300 sot në arenën e zjarrtë “Fadil Vokrri”.