Atletico Madrid tenton që në krye me Griezmann të ndërtoj një ekip të madh

Atletico Madrid planifikon të ardhmen me Antoine Griezman. Pavarësisht zërave të shumtë që flisnin për një kalim të francezit tek Barcelona, Los Colchoneros po përgatiten që sezonin e ardhshëm ta nisin me kampionin e botës në krye të këtij projekti.

Gjithsesi situata nuk duket aq komode për drejtuesit e klubit madrilen, pasi pavarësisht dëshirës që ata kanë, Griezmann ende nuk ka dhënë ndonjë konfirmim nëse dëshiron të qëndrojë apo të largohet. Sidoqoftë, drejtuesit e Atleticos e kanë një plan B për t’i paraprirë çdo lloj skenari. Nëse Kampioni i Botës vendos të largohet atëherë në arkat e klubit pritet të shkojnë gati 100 milionë euro. Shumë e konsiderueshme që do t’i jepte atyre mundësinë të ndërhynin në merkato për të gjetur pasuesin e Griezmann.

Paolo Dybala është njëri prej lojtarve që synohet nga Atletico. Argjentinasi nuk po përjeton një moment të mirë me Juventusin tek bardhezinjtë ai ka humbur edhe rolin e titullarit. Ardhja e Cristiano Ronaldos e ka eklipsuar Dybalan. Ndërkohë një tjetër dëshirë e trajnerit Simeone është Mauro Icardi edhe sulmuesi zikaltër prej kohësh ka krisur marrëdhënien me drejtuesit dhe tifozët.

Krahas merkatos Atletico Madrid po përgatit edhe rinovimet e kontratave për disa prej lojtarëve të saj më të rëndësishëm.