Atletico Madrid – Real Madrid, vlerësimet e lojtarëve (FOTO)

Real Madridi e ka fituar derbin e qytetit ndaj rivalëve të Atletico Madridit.

Skuadra e Zinedine Zidanes ka arritur të mposht në udhëtim Atleticon Madridin 0:3, në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligas.

Heroi i Realit në këtë ndeshje ishte Cristiano Ronaldo me tre gola të shënuara.

Portugezi shënoi në minutat 23’, 71’ dhe 77’, për të regjistruar një paraqitje të paharruar ndaj një rivali siç është Atletico Madridi.

Pas kësaj fitore, Reali prinë në La Liga me 30 pikë, katër më shumë se Barcelona.

notat-reali notat-reali