Atletico Madrid “prezanton” Besart Berishën në faqen zyrtare (FOTO)

Besart Berisha shfaqet në faqen zyrtare të gjigantit spanjoll, Atletico Madrid.

Sulmuesi i mirënjohur kosovar, që luan me Melbourne Victory, ka pozuar bashkë me të mirënjohurin, Fernando Torres.

Të dy janë takuar para miqësores së nesërme, duke reklamuar takimin mes Atletico Madrid – Melbourne Victory, shkruan ‘GazetaOlle.com’.

Torres ka deklaruar se do të luajnë për fitore, derisa ka shtuar se Melbourne është skuadër e fortë dhe këtë e tregoi edhe në miqësoren me Juventusin.

Takimi nis në ora 6 të mëngjesit me kohën tonë lokale. /Olle

 

besartiii

 

torresberisha