Atletico Madrid-Juventus, formacionet e mundshme

Sonte zhvillohen edhe ndeshjet e fundit të fazës së parë të 1/8 së finaleve në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta Olle.

Atletico Madrid-Juventus është sfida kryesore nga ora 21:00. Si vendësit, ashtu edhe mysafirët kanë rikuperuar futbollistët e lënduar dhe do të paraqiten me formacionet më të mira të mundshme.

Formacionet e mundshme

Atletico Madrid: Oblak; Arias, Godin, Gimenez, Luis; Koke, Rodri, Thomas, Saul; Griezmann, Morata

Juventus: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Sandro; Pjaniq, Matuidi, Khedira; Ronaldo, Dybala, Manxhukiq