Atletico gjenë zëvendësuesin e Arda Turanit

Atletico Madrid është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Romës, Miralem Pjanic, kanë bërë të ditur mediet italiane.

Trajneri, Diego Simeone, ka zgjedhur reprezentuesin e Bosnjës e Hercegovinës si përforcimin e nevojshëm për skuadrën e tij.

Por, “Giallorossët” nuk dëshirojnë të negociojnë shitjen e Pjanicit nëse Atletico Madrid nuk është i gatshëm të paguajë 45 milionë euro për transferimin e tij.

Pjanic është një prej futbollistëve kryesorë të Romës dhe në verën e vitit të kaluar spekulohej se kërkohej nga kampioni në fuqi i La Ligës, Barcelona.