ATK bllokon xhirollogarinë e klubit kosovar, kryetari i Komunës fton prokurorinë për hetim!

Pas deklaratës dërguar mediave nga Klubi Basketbolit Bashkimi, ka reaguar i pari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, për gjendjen e krijuar në klub, duke mos i kursyer edhe mediat për mos guximin në publikimin për keqpërdorimet në KB Bashkimi.

Haskuka më tej thot se ATK-ja ka bllokuar xhirollogarinë e KB Bashkimit për borxhet që i ka shkaktu vetë menaxheri i ATK-së.

Reagimi i plotë i kryetarit Haskuka:

“KB Bashkimi paska dergu këtë Komunikatë për media para disa ore, por si duket asnjë nga mediat tona nuk e paska marr guximin me e postu.

Nëse padronët medial kanë frikë me tregu për keqpërdorimet, ne nuk kemi frikë, prandaj ta shpërndajmë sa më shumë.

Ftoj prokurorinë dhe policinë e krimeve ekonomike e cila nuk le asnjë vendim të Komunës pa e hulumtu, le të hulumtoj se si është e mundur që ish menaxheri i ATK-së Totaj, I cili ka qenë kryetar I Bashkimit nuk ka paguar asnjë obligim ATK-së për 6 vite, duke krijuar një borxh në vlerë prej 55,543 Euro? Ndërsa tash ATK-ja ka bllokuar xhirollogarinë e KB Bashkimit për borxhet që I ka shkaktu vetë menaxheri I ATK-së.

A nuk është kjo keqpërdorim I detyrës zyrtare?”.