Ateltico Madrid nuk e shfrytëzon barazimin në ‘El Clasico’

Atletico Madrid nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Espanyol, ku barazuan 0:0.

Atletico Madridi nuk ka arritur që ta shfrytëzojë barazimin mes Real Madridit e Barcelonës, duke marrë vetëm një pikë ndaj Espanyol në “Vicente Calderon”.

Dyja skuadrat kishin rastet e veta, por portat mbetën të paprekura deri në fund të takimit.

Pas këtij barazimi, Atletico mbetet në pozitën e katërt me 25 pikë, tri më pak se Barcelona e nëntë më pak se Reali.