Atë që dështuan ta bëjnë meshkujt e Hajvalisë, por e bëjnë femrat

Skuadra e Hajvalisë, natyrisht ajo e femrave është shumë afër titullit të kampionit.

Skuadra e udhëhequr në mënyrën më të mirë nga trajneri Emin Bajrami, ka arritur të shënojë fitore të thellë 21:0 kundër vajzave të KFF Ulpianës.

Kjo është fitoja më e thellë në histori të kësaj skuadre që pritet të stoliset me titullin e kampionit.

Për dallim nga skuadra e meshkujve, kjo e femrave me punë të madhe dhe angazhim dhe pa fjalë janë duke korrur suksese. /olle/