Atdhe Nuhiu ia merr një pikë në fund skuadrës së Bersant Celinës

Atdhe Nuhiu ka shënuar në barazimin 2:2 ndaj Ipswichit të Bersant Celinës në kuadër të Championshipit

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe Sheffield Wed, Atdhe Nuhiu ka shënuar golin e barazimit 2:2 ndaj Ipswichit në minutën e 90+3.

Nuhiu është inkuadruar vetëm në minutën e 87’, por ka arritur që të jetë vendimtar në pikën e fituar të skuadrës së tij.

Në anën tjetër për Ipswich për 90 minuta luajti sulmuesi tjetër i Kosovës, Bersant Celina, i cili nuk arriti të shënonte e as asistonte.

Vdieon e golit mund ta shikoni ketu.

nu