Atalanta, Inter apo Milan? E diela e çmendur në Serie A

Sot në program është xhiroja e fundit në Serie A për këtë sezon.

Kampioni është mësuar para disa kohe, por vëmendja do të jetë për pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve, pa harruar edhe luftën për mbijetesë.

Me Juventusin dhe Napolin të paprekur në vendet një dhe dy, janë katër skuadra tjera që po kërkojnë dy vendet e tjera për Ligën e Kampionëve.

Atalanta, Inter, Milan dhe Roma, ende kanë të hapur garën për Evropë, me dy të parët që e kanë në dorë fatin e tyre.

Nëse Atalanta dhe Inter në shtëpi mposhtin Sassuolon, respektivisht Empolin, aty do të vendoset çdo gjë, por dështimet e mundshme të tyre, fusin në garë edhe Milanin dhe Romën.

Në anën tjetër, katër skuadra po ashtu janë duke kërkuar t’i ikin vendin që dërgon në Serie B sezonin tjetër, me Frosinonen dhe Chievon, tashmë të konfirmuara një rang më poshtë.