Astrit Hafizi tallet keq me sulmuesit e Kombëtarës së Shqipërisë

Ish trajneri i Kombëtarës së Shqiprisë, dhe tashmë analisti, Astrit Hafizi i ftuar sot në ‘Supersport’ ka komentuar ndeshjen, Island – Shqipëri.

Hafizi është ndalur që të flas pak më gjatë për sulmuesit e Shqipërisë, që sipas tij, sot nuk bënë as edhe një depërtim të vetëm, përcjell Gazeta Olle.

“Cila nga sulmuesit tonë ka depërtuar si ai lojtari i Islandës? Sot nuk i pamë. Cili nga ata ka gjuajtur në portë, që i priti portieri? Duhet të jemi realistë. Ne nuk ndërtojmë lojë”, ishin fjalët e Hafizit.

Shqipëria sot u mposht nga Islanda me rezultat 1:0.