Astrit Fazliu zbulon të ardhmen e tij, dhe ofertat që kishte nga gjysma e Vala Superligës

Astrit Fazliu do të mbetet edhe për gjashtë muaj pjesë e Flamurtarit të Vlorës. Ai ka konfirmuar dëshirën për t’u larguar nga skuadra vlonjate, por që dëshira nuk iu plotësua nga drejtuesit e klubit.

Fazliu kërkohej me ngulm nga gati gjysma e skuadrave të Vala Superligës.

“Po, kam kërkuar të largohem, por nuk më kanë liruar dhe tani jam me skuadrën në përgatitje në Turqi”, deklaroi Fazliu për “GazetaOlle.com”.

“Do të mbetem edhe gjashtë muaj në Flamurtar. Kam biseduar me presidentin, i cili dëshiron të më mbajë edhe për gjashtë muaj në skuadër”, shtoi ai.

Ish-sulmuesi i Ferizajt dhe Prishtinës në Kosovë, zbuloi edhe skuadrat të cilat e kërkuan nga Vala Superliga dhe nga Shqipëria.

“Besa, Ferizaj, Feronikeli, Prishtina dhe Drita më kërkuan nga Kosova, kurse Partizani dhe Kukësi nga Shqipëria”, sqaroi Fazliu.

Ai tek Flamurtari kaloi nga Partizani në verën e kaluar. /Olle