Astrit Fazliu: Shkaku i këtij personi u largova nga Partizani”

Sulmuesi kosovar i Flamurtarit të Vlorës, Astrit Fazliu, ka zbuluar arsyet e largimit nga Partizanit i Tiranës.

Ai ka thënë se shkaktar për ikjen e tij u bë trajneri Andrea Agostinelli.

“Po të mos ishte trajneri që ka iku, unë do të isha ende pjesë e Partizanit, por futbolli i ka këto gjëra që tani po ndjehen”, deklaroi Fazliu për ‘neësport.al’.

Ai tha se po kalon shumë mirë tek Flamurtari, ku kanë udhëtuar për përgatitje në Slloveni. /Olle