Astrit Fazliu shënon në Europa Ligë

Astrit Fazliu dëshmon cilësitë e tij edhe në Europa Ligë.

Ish-sulmuesi i Ferizajit dhe Prishtinës, sapo ka realizuar për Partizanin e Tiranës, të cilët po humbin 3:1 nga norvegjezët e Stromsgodsed, në takimin që po luhet në Norvegji.

Fazliu realizoi golin e shpresës për tiranasit në minutën 68, për rezultatin 2:1, mirëpo vetëm pas dy minutash vendasit arrijnë të shënojnë për 3:1.