Astrit Fazliu prezantohet tek Flamurtari (FOTO)

Astrit Fazliu edhe zyrtarisht është lojtar i Flamurtarit të Vlorës. Sulmuesi ferizajas është prezantuar sot tek klubi vlonjat.

Fazliu kaloi nga Partizani i Tiranës. Bashkë me të u prezantua edhe trajneri i ri, Gugash Magani, shkruan “GazetaOlle.com”.

Fazliu në Kosovë ka luajtur me Ferizajn dhe Prishtinën, kurse një kohë të shkurtër ishte edhe tek Shkëndija e Tetovës.

astriti