Astana nderon Llullakun, sulmuesi shqiptar do të luajë me numër yjesh

Azdren Llullaku do të luajë gjatë këtij sezoni në Kazakistan me fanellën me numrin 10 te Astana.

Lojtari i përfaqësueses shqiptare, i transferuar te klubi kazak gjatë janarit, shihet kësisoj si ylli i ri i kësaj skuadre e cila ka aspirata të mëdha për të siguruar kualifikimin në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve në sezonin e ardhshëm.

Llullaku gol miqesore

Para fillimit të sezonit të ri, me Superkupën e Kazakistanit, te Astana janë shpërndarë numrat e reja të fanellave dhe për lojtarët e ri, ndarjen e ka bërë vetë klubi, sigurisht duke parë edhe numrat që ishin lënë bosh nga sezoni i mëparshëm.

17022221_1676433332649614_4707305815118300876_n

Numri i parë i caktuar ka qenë pikërisht ai që do të mbajë Llullaku, pasi fanella me numrin 10 ishte lënë bosh pas huazimit që iu bë serbit Gjorgje Despotoviç, i huazuar te Tobol. Ish-futbollisti i përfaqësueseve të moshave të Serbisë u detyrua të largohej pasi klubi afroi Llullakun i cili vlerësohet si titullar i paprekshëm.