Askush si Adeleke Akyniemi

Sulmuesi i Trepçës ’89, Adeleke Akyniemi, sot në ndeshje me Dritën ka shënuar dy herë në fitoren e skuadrës së tij 4:0.

Nigeriani i ardhur si huazim nga Skënderbeu deri më tani ka realizuar 10 gola në Superligën e Kosovës.

Akyniemi ka ardhur në xhiron e 12-të ku edhe kishte debutuar kundër Istogut me gol, transmeton Gazetaolle.com.

Në 19 ndeshje të luajtura ai ka mesatare me të mirë se çdo sulmues në Superligë, pasi ka shënuar 10 herë.

Nuk dihet ende se Akyniemi do të kthehet në Skënderbe apo do të vazhdojë aventurën e tij te 89-shi. /olle/