Askush nga FFK nuk e vizitoi Veliun!

Valmir Veliu pati shumë vizita në dy ditët sa qëndroi i shtrirë në spital.

Futbollisti i Llapit, pësoi lëndim të rëndë në kokë gjatë ndeshjes Prishtina – Llapi, të luajtur të shtunën në stadiumin Fadil Vokrri.

Veliu u bart me autoambulancë drejt spitalit amerikan, pasi për disa minuta kishte mbetur pa vetëdije në fushë.

Ai gjatë këtyre dy ditëve pati shumë vizita, nga klube të ndryshme, futbollistë e zyrtarë, por jo edhe nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Veliu sot ka dalë nga spitali.