Asistuesi Dallku, eliminohet në fund

Asistimet e Armend Dallkut nuk i kanë ndihmuar Vorskla Poltavas për të kaluar tutje, pasi ndeshja përfundoi 3:3 kundër Zilinas.

Dallku që është duke e mbajtur shiritin e kapitenit ka asistuar në golin e parë të shënuar në minutën e 67-të, ndërsa pak pa përfunduar ndeshja ka dhënë edhe asistimin e dytë për t’i siguruar ukrainasëve vazhdimet.

Ai u nënshkrua edhe me kartonë të verdhë ndërsa kur e kishin kualifikimin neë duar pësuan gol në minutën e dytë shtesë të vazhdimeve.